Last Updated on 12/02/2025 by adminfjala
Taulant Xhaka ka vendosur të varë këpucët në gozhdë dhe ta mbyllëm me futbollin e luajtur. Vendimi për t’i dhënë fund karrierës si futbollist profesionist në mbyllje të këtij sezoni, është bërë publik nga klubi i Baselit, ku mesfushori shqiptar ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës duke fituar 6 tituj kampion në Zvicër.
Gjithçka që kam mundur të përjetoj me këtë klub deri më tani është ende një ëndërr për mua , sidomos si vendas i Baselit. Kam qenë në gjendje të përjetoj kaq shumë momente të mrekullueshme në klub, kam pasur kaq shumë bashkëlojtarë të mëdhenj në dhomën e zhveshjes dhe kam qenë në gjendje të luaj kundër futbollistëve më të mirë në botë.
Ishte gjithmonë e rëndësishme për mua që të vendosja vetë që të ndaloja të luajturit futboll dhe kam arritur në konkluzionin që në verë do të jetë ai moment. Do të jem 34 vjeç në fund të marsit dhe çfarë mund të jetë më mirë se të tërhiqem në moshën 34-vjeçare, numrin që kam mbajtur mbi shpinë që te të rinjtë”, tha ndër të tjera Xhaka në një video të publikuar nga klubi ku ai komunikonte lamtumirën nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.
Taulant Xhaka will end his career this summer. After joining FCB at the age of 12 in 2003, his senior debut in 2010, over 400apps, six titles and four cups, Xhaka has chosen to retire at age 34 – his shirt number.
📹 @FCBasel1893 (AI translated, not 100% accurate!) pic.twitter.com/ScG8wPWGXf
— Craig King – 𝗙𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗦𝘄𝗶𝘀𝘀EN (@FootballSwissEN) February 12, 2025
Xhaka ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares shqiptare që nga viti 2014, deri në vitin 2019, duke luajtur 31 ndeshje e shënuar një gol me kuqezinjtë. Ai ishte një prej protagonistëve të kualifikimit historik në Euro 2016 më Shqipërinë./ D.C