Last Updated on 18/10/2026 by Monika
Ivan Gvozdenovic është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Elbasanit pas humbjes së pësuar përballë Skënderbeut.
Tekniku serb paraqiti dorëheqjen e tij si pasojë e nisjes së dobët të këtij sezoni në kampionat. Klubi i Elbasanit njoftoi përmes një komunikate zyrtare se e ka pranuar vendimin e trajnerit me respekt dhe mirëkuptim.
Në mesazhin e tyre, drejtuesit e falënderuan Gvozdenovic-in për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, duke theksuar momentet e suksesit që ndanë së bashku. Gjatë 7 javëve të para të kampionatit, skuadra verdheblu regjistroi vetëm 1 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.
Gvozdenovic vlerësohet për punën e tij pozitive gjatë sezonit të kaluar, ku arriti të mbante ekipin në garë për titullin kampion deri në javën e fundit.
Pas kësaj ndarjeje, drejtuesit e klubit të Elbasanit kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur trajnerin e ri që do të pasojë serbin në stol./mxh
