Gratë me klas janë ato që dëgjojnë me vëmendje, nuk përfshihen në thashetheme dhe dinë të mbajnë emocionet nën kontroll. Në teori duket sjellje perfekte, por jo të gjithë e lexojnë kështu. Sepse kur një grua vendos kufij të qartë apo shmang drama të panevojshme, shpesh etiketohet si e ftohtë apo mendjemadhe.
E vërteta? Janë thjesht gra që dinë çfarë duan dhe nuk bëjnë kompromis me veten.
1. Nuk shpenzon të njëjtën shumë parash që shpenzojnë të tjerët për të
Nuk e mat vlerën e dhuratës me çmimin. Jep diçka me mendim, jo me “barazim llogarie”.
2. Mund të të përgjigjet pas një ose dy ditësh
Ka jetë, angazhime dhe prioritete. Nuk do të thotë që nuk të vlerëson, thjesht nuk është gjithë kohën në telefon.
3. Thotë “jo, faleminderit” pa dhënë shpjegime të gjata
Nuk ndjen nevojën të justifikohet për çdo vendim. “Jo” është fjali e plotë.
4. Nuk poston çdo gjë nga jeta e saj
Jo çdo miqësi apo lidhje ka nevojë për publik. Disa gjëra ruhen për vete.
5. Nuk i fton të gjithë në eventet e saj
Zgjedh me kujdes njerëzit që do pranë në momente të rëndësishme dhe kjo është krejt normale.
6. Largohet herët nga një festë
Nëse nuk ndihet mirë ose është e lodhur, ikën pa u ndier në faj. Nuk qëndron vetëm për të kënaqur të tjerët.
7. Mbyll bisedat që e lodhin
Nuk rri në diskutime që i marrin energji. Preferon të ruajë qetësinë e saj.
8. Korrigjon të tjerët me qetësi kur duhet
Thotë të vërtetën pa e dramatizuar. Mund të duket e ashpër, por është thjesht e sinqertë.
9. Mbron kohën e saj me çdo kusht
E di që koha është e vlefshme, ndaj nuk e shpërdoron me gjëra që nuk ia vlejnë.
10. Nuk futet në çdo debat
Jo çdo diskutim meriton energjinë e saj. Disa gjëra thjesht lihen të kalojnë.
11. Nuk shtiret sikur i pëlqen dikush
Është e sjellshme, por jo fallco. Nuk bën sikur ka afërsi me njerëz që nuk i ndjen./mxh
