Një nga dyshet më të dashura të serialeve turke do të rikthehet së bashku në ekran. Bergüzar Korel i është bashkuar kastit të sezonit të dytë të serialit “A.B.İ”, ku protagonisti kryesor është Kenan İmirzalıoğlu.
Ribashkimi i dy aktorëve ka ngjallur nostalgji te fansat, pasi ata kanë ndarë më parë ekranin në serialin shumë të suksesshëm “Karadayı”, i cili përfundoi në vitin 2015.
Pas largimit të Afra Saraçoğlu nga “A.B.İ”, fansat kishin nisur të pyesnin se kush do të ishte partnerja e re e personazhit Doğan, të interpretuar nga Kenan İmirzalıoğlu.
Përgjigjja tashmë është bërë e ditur. Bergüzar Korel ka arritur marrëveshjen për t’iu bashkuar sezonit të dytë dhe do të interpretojë personazhin Leyla.
Korel do të shfaqet si gruaja misterioze që u prezantua në fund të sezonit të parë, ku shikuesit mundën të shihnin vetëm këmbët e saj. Identiteti i saj ishte lënë enkas i paqartë, ndërsa tashmë është zbuluar se pas këtij personazhi qëndron Bergüzar Korel.
Personazhi i Leylës pritet të sjellë një tjetër dimension në historinë e serialit. Ajo ka një lidhje me Doğan nga e kaluara dhe rikthimi i saj në jetën e tij pritet të nxjerrë në pah sekrete dhe ndjenja të mbetura pas.
Hyrja e Leylës në histori pritet gjithashtu të ndryshojë dinamikën mes personazheve dhe të sjellë zhvillime të reja në sezonin e dytë.
Ribashkimi i dy aktorëve është veçanërisht i rëndësishëm për fansat e “Karadayı”. Në këtë serial, Kenan İmirzalıoğlu luante Mahir Kara, ndërsa Bergüzar Korel interpretonte Feride Şadoğlu.
Dy personazhet u kthyen në një nga çiftet më të dashura të televizionit turk dhe historia e tyre ishte një prej linjave kryesore të serialit./mxh
