Last Updated on 03/11/2025 by EL
Konsulenti amerikan Chris LaCivita, i pajtuar nga PD me qëllim për të përmbysur zgjedhjet e 11 majit, mesa duket është i vetmi që ka dalë i fituar nga krahu opozitar në fushatë.
Sot në media publike u bërë faturat që koalicioni opozitar ka paguar për akomodimin dhe për shërbimet e Chris LaCivita dhe Paul Manafort, për të cilët janë pagur 3 net akomodim në një prej hoteleve luksoze në Tiranë, ndërsa shtesë për LaCivita dhe masazh indian për kokën. Konkretisht 118 mijë lekë të reja.
Të gjitha këto shpenzime janë bërë nga partia aleate, Partia Republikane nën drejtimin e Fatmir Mediut. Kjo forcë politike ka reaguar publikisht duke thënë se këto janë mashtrime e sajesa që janë iniciuar për qëllime manipulative politike./e.t

Reagimi i plotë:
Masazhatorët mediatikë, të korrupsionit të qeverisë, kanë raportuar sot se Fatmir Mediu ka paguar një masazh në hotelin ku ka ndenjur strategu i fushatës së Trump dhe të koalicionit tonë ‘Shqipëria Madhështore”, Chris LaCivita, sikur të bësh masazh me vlerën 5900 lekë ishte krim, turp, apo “shfaqje e huaj”.
Kjo bëhet për qëllime manipulative politike, nga shërbëtorëve të bindur të pushtetit.
Sqarojmë opinionin publik se:
Partia Republikane konform detyrimeve dhe marrëveshjes së koalicionit opozitar, ka paguar konform ligjit, shpenzimet e akomodimin në hotel Xheko Imperial në Tiranë, për akomodimin e ekipit Amerikan të fushatës z. Chriss LaCivtta, Paul Manaford dhe Lord Steëart Jackson nga Parlamenti Britanik për 3 netë qëndrimi në këtë hotel, pronë e një biznesmeni të respektuar shqiptar, me vlerën 27,300 lekë nata. Këto shpenzime nuk janë paguar nga Fatmir Mediu, por nga Partia Republikane.
Të gjitha këto shpenzime janë deklaruar nga PR sipas ligjit.
