Last Updated on 31/03/2026 by EL
Dita e sotme, 31 Mars, shënon edhe ditën e fundit të deklarimit të të ardhurave për individët dhe bizneset. Ndërkohë administrate tatimore thotë se teksa jemi vetëm disa orë larg mbylljes së afatit, janë administruar 277 mijë deklarata, të shpërndara sipas kategorive kryesore të tatimpaguesve.
Më konkretisht 103 000 deklarata i përkasin të ardhurave nga biznesi, 28 800 janë dorëzuar nga subjektet për tatimin mbi të ardhurat e korporatave, ndërsa pjesa më e madhe është kryer nga individët me 145 200 deklarata për të ardhurat personale.
Këta të fundit kanë patur interes shumë të lartë përgjatë javës së fundit, për shkak edhe të presionit për të shmangur penalitetet.
Deklarata Individuale Vjetore të të Ardhurave është detyrim për tu plotësuar nga individët me të ardhura bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë, si dhe ata që dëshirojnë të përfitojnë nga rimbursimet për shpenzimet e zbritshme.
E në rast se nuk ploësohet brenda ditës së sotme, ose bëhet deklarim i vonuar rrezikohet që të ndëshkohet me gjobë prej 3,000 lekësh. Kujtojmë se për herë të parë individët mund të përfitojnë kompensime për shpenzime arsimore, deri në 110 euro për fëmijë, dhe shpenzime shëndetësore, me kusht që të kenë paguar tatim gjatë vitit 2025./et
