Last Updated on 13/05/2025 by adminfjala
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, mendon se Bayern nuk i ka 150 mln euro për Florian Wirtz.
Kjo është shifra që kërkon Bayer Leverkusen, por ish-mesfushori i Gjermanisë pret një ulje çmimi. “Bayern nuk mund të paguajë aq shumë, edhe nëse do i kishte paratë. Klubi mendoj se do të ofrojë diçka më pak”.
“Mendoj se Wirtz do të veshë fanellën bavareze në verë. Nuk mund të presë më shumë. Nëse nuk e bën, gjithë vitin do të flitet për kalimin e tij të mundshëm te Bayern dhe kjo e dëmton para Kampionatit Botëror”. m.p.