Lorent Tolaj pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë në merkaton e verës, pasi raportohet se gjiganti skocez, Celtic, ka shprehur interes për shërbimet e tij.
Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në Angli me fanellën e Plymouth në League One, duke regjistruar shifra mbresëlënëse.
Deri më tani, Tolaj ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në kampionat, ndërkohë që ka gjetur rrugën e rrjetës edhe 4 herë të tjera në Kupën e Anglisë, duke arritur në kuotën totale prej 18 golash këtë sezon.
Megjithëse po kalon një formë të shkëlqyer dhe po kërkohet nga klube elitare europiane, 24-vjeçari ende nuk ka marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare./mxh
