Last Updated on 05/06/2026 by Monika
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, në zonën e Novoselës.
Sipas raportimeve, këmbësori po kalonte autostradën në momentin që është përplasur nga një automjet.
Bëhet me dije se këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të aksidenteve./mxh
