A keni tepruar me ushqimet në festën e Natës së Vitit të Ri, ndiheni të fryrë për shkak të karbohidrateve dhe dehidratimin nga alkooli?
Nëse po, ky informacion është për ju. Këto janë tre pije të thjeshta detoksifikuese që do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të lehtë, të largoni toksinat dhe të përmirësoni shëndetin e tretjes. Recetat e këtyre pijëve detoksifikuese janë të përshtatshme për tu konsumuar për gjatë të gjithë ditës.
Ujë me limon dhe xhenxhefil
Shtoni feta limoni, xhenxhefil të freskët dhe gjethe menteje në ujë dhe lëreni të pushojë. Antioksidantët në limon dhe xhenxhefil ndihmojnë neutralizimin e radikaleve të lira, ndërsa menteja ndihmon tretjen.
Ujë me kastravec dhe mente
Përzieni feta kastraveci dhe mente në ujë. Përmbajtja e lartë e ujit në kastravec dhe vetitë tretëse të mentës ndihmojnë detoksifikimin natyral të trupit.
Çaj i gjelbërt me limon
Përgatitni çaj të gjelbërt, lëreni të ftohet, pastaj shtoni limon, mente, kastravec, mjaltë dhe më shumë ujë. Katekinat në çajin e gjelbërt ndihmojnë tretjen dhe zvogëlojnë inflamacionin, ndërsa mjalti ofron përfitime antimikrobike./K.M
