Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Boeing 747, avioni civil më i madh në botë, u prezantua për herë të parë para publikut amerikan, duke hapur një epokë të re në transportin ajror ndërkombëtar.
I gjatë rreth 70 metra dhe me hapje krahësh mbi 60 metra, ky gjigant i qiellit kishte një peshë maksimale ngritjeje deri në 520 tonë dhe një shpejtësi prej afërsisht 1.000 km/h. Kabina e tij dykatëshe dhe diametri trupor mbi 6 metra e bënin të aftë të mbante deri në 600 pasagjerë, një shifër e paimagjinueshme për standardet e kohës.
Përveç dimensioneve mbresëlënëse, Boeing 747 solli edhe një revolucion ekonomik: ai uli ndjeshëm koston e biletave ajrore, duke e bërë udhëtimin ndërkontinental të arritshëm për shtresat e mesme. Quajtur shpesh “Jumbo Jet”, ai u kthye në simbol të globalizimit të viteve ’70 e ’80, duke lidhur kontinente dhe duke përshpejtuar shkëmbimet kulturore e tregtare.
Për dekada me radhë, 747 mbeti “mbreti i qiejve”, një mrekulli inxhinierike që ndryshoi përgjithmonë mënyrën si njerëzit udhëtonin nëpër botë.
Përgatiti: L.Veizi
