Last Updated on 19/04/2026 by EL
328 sinjalizime për shkelje zgjedhore dhe 26 procedime penale janë regjistruar deri në orën 16:30 në Bullgari.
Shifrat u bënë publike nga Sekretari i Përgjithshëm në detyrë i Ministrisë së Brendshme, Georgi Kandev, gjatë një deklarate për mediat.
Një nga rastet më të rënda është regjistruar në rajonin e Montanës, në fshatin Septemvriytsi, ku një anëtar i komisionit zgjedhor ka hedhur 10 vota në emër të personave të tjerë, në shkelje të ligjit.
Sipas autoriteteve, ai është ndaluar për 24 orë, ndërsa janë marrë në pyetje dy dëshmitarë dhe priten edhe të tjerë. Emri i subjektit politik me të cilin lidhet pritet të bëhet publik.
Ndërkohë, Kandev paralajmëroi se me afrimin e mbylljes së procesit, blerja e votave bëhet më aktive.
“Kemi përgatitur surpriza për blerësit e votave,” tha ai.
Procesi zgjedhor po vijon, ndërsa autoritetet theksojnë se kontrollet janë shtuar në orët e fundit të votimit./et
