Last Updated on 19/04/2026 by EL
Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të dielë gjashtë ndeshjet e raundit të 31-të. Dy sfida nga fundi i sezonit janë mësuar edhe verdiktet e para, me Skënderbeun dhe Laçin që janë rikthyer zyrtarisht pas një viti në Superligë. Një vend në play-off e kanë të sigurt edhe Pogradeci me Ilirinë, ndërsa në dy raundet e fundit që kanë mbetur do ketë garë për titullin kampion, dy vendet e tjera në play-off, zonën play-out dhe sigurimin e mbijetesës.
Në Laç, vendasit fituan 2-0 ndeshjen direkte kundër Pogradecit dhe me diferencën prej gjashtë pikësh nga liqenorët, marrin një biletë për në Superligë. Në Laç ndeshja ishte e tensionuar, ndërsa tifozët hodhën sende të forta në fushë. Myrta për Laçin dhe Abazaj e Dragoshi për miqtë u ndëshkuan me kartona të kuq nga kryesori Florjan Lata në fundin e takimit.
Për momentin AF Luftëtari dhe Kukësi shkojnë në ndeshjen shtesë, ndërsa Apolonia dhe Lushnja nëse nuk grumbullojnë pikë janë të rrëzuara nga Kategoria e Parë, teksa kanë mbetur edhe dy raunde për verdiktet finale.
Kategoria e Parë, raundi 31 – E diel, 19 prill 2026
AF Luftëtari 2-0 Burreli
Apolonia 1-2 Besa
Kukësi 1-1 Korabi
Laçi 2-0 Pogradeci
Lushnja 0-3 Iliria
Skënderbeu 4-0 Kastrioti
Renditja:
