Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në 16 maj në 35-vjetorin e Grevës së BSPSH-së.
Berisha tha se sindikatat patën një ndikim të jashtëzakonshëm në rënien e regjimit komunist.
” I dashur zoti Gëzim Kalaja, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të dashur drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarur, të dashur të pranishëm, një përshëndetje kam për të gjithë ju sot, por edhe për miqtë tanë, vëllezërit tanë, nga Kosova, nga Mali i Zi, që janë këtu të pranishëm për të nderuar një ngjarje të madhe në historinë e lirisë së shqiptarëve.
Një ngjarje epike, e cila shënoi për Shqipërinë kthesën e madhe dhe kjo ngjarje ishte pikërisht greva e përgjithshme e sindikatave të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Shqipëria e vitit ’90 ishte vendi më i indoktrinuar në Europë. Ishte vendi më i mjeruar në Europë./kb
