Last Updated on 02/06/2026 by Monika
Në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë, Kryeministri Edi Rama u ndal te kontributi i strukturave të brendshme të partisë, duke vlerësuar veçanërisht rolin e të ashtuquajturve patronazhistë.
Rama u shpreh se ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përfaqëson, sipas tij, një figurë simbolike të angazhimit politik në bazë, duke e cilësuar si “kryepatronazhistin” e PS-së.
Ai shtoi se puna e patronazhistëve është një element i rëndësishëm i organizimit të Partisë Socialiste dhe, sipas tij, një nga arsyet e suksesit elektoral të saj.
“Gramoz Ruçi është kryepatronazhisti i PS-së.
Unë e di që kjo do ta ngatërrojë prap opozitën, por nga Gramozi dua të kaloj tek ata që askush nuk i përmendi por që janë arsyeja bazë e suksesve tona, patronazhistët e PS.
Patronazhistët janë ata që bëjnë atë që Gramozi bën me të gjithë familjen socialiste.
Unë e çmoj punën e të gjithëve por mbi të gjithë e çmoj punën e patronazhistëve”, tha Rama./mxh
