Një studim i zhvilluar gjatë viteve 2024–2025 nga DatePsychology tregon një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si të rinjtë krijojnë marrëdhënie.
Sipas të dhënave, rreth 45% e djemve të moshës 18–25 vjeç, pjesë e Gen Z, thonë se nuk i kanë kërkuar kurrë një vajze takim drejtpërdrejt, në jetën reale.
Studimi e lidh këtë prirje me rritjen e takimeve përmes aplikacioneve dhe rrjeteve sociale, ndërsa ndër arsyet e përmendura nga të rinjtë janë ankthi social dhe frika nga refuzimi.
Në vend të njohjeve tradicionale, komunikimi online duket se po bëhet gjithnjë e më shumë pika e parë e kontaktit për një pjesë të kësaj gjenerate./ad
