Një analizë e fundit universitare tregon se 7 orë gjumë përbëjnë kombinimin më të shëndetshëm për funksionimin e trurit dhe trupit. Studimi zbulon se individët që flenë më pak se 6 orë ose më shumë se 9 orë përjetojnë rënie të fokusit, luhatje humori dhe nivele më të larta lodhjeje.
Ekspertët sugjerojnë të shmangim përdorimin e telefonit përpara gjumit, si dhe të krijojmë një rutinë të qetë: dush i ngrohtë, çaj bimor dhe ndriçim të ulët. Po ashtu rekomandohet që gjumi të jetë i rregulltë, me të njëjtin orar çdo ditë.
Sipas mjekëve, mirëqenia fizike dhe ajo mendore fillojnë pikërisht nga cilësia e gjumit – një element ende i nënvlerësuar nga shumë njerëz./KM
