Last Updated on 03/07/2026 by EL
Teksa na ndajnë vetëm 8 ditë nga koncerti i artistit me famë botërore Kanye West, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e stadiumit provizor ku do të zhvillohet koncerti.
Në pamjet e publikuara nga Gonxhja shihet se një pjesë e tribunave të stadiumit kanë marrë formë, ndërsa punimet vijojnë me intensitet.
Po ashtu, ministri u ka bërë thirrje të gjithë personave që ende nuk kanë siguruar biletën për koncertin, të mos e lënë blerjen për momentin e fundit, por ta sigurojnë atë që tani.
Postimi i plotë:
8 ditë nga momenti që Shqipëria do të hyjë në histori!
Kanye West
EAGLE Stadium, Kashar
11 Korrik
Nëse ende po mendon “e marr më vonë”… kjo është shenja jote.
Siguro biletën TANI në yealbania.com dhe mos e lër FOMO-n të të godasë pasi të shohësh story-t e të tjerëve.
See you in the pit.https://www.facebook.com/reel/2055149608739112/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v
;
