Rreth 80% e mbytjeve në det ndodhin tek personat mbi 60 vjeç, duke e bërë këtë grupmoshë më të rrezikuarën gjatë sezonit të verës. Këto raste shpesh lidhen me faktorë të ndryshëm, si gjendja shëndetësore, lodhja, problemet kardiake ose notimi në kushte jo të përshtatshme, si orët me temperatura të larta apo plazhet pa roje bregdetare.
Ekspertët theksojnë se shumë nga këto incidente mund të parandalohen përmes kujdesit më të madh dhe respektimit të rregullave bazë të sigurisë në ujë. Shmangia e notit në mesditë, mosnotimi i vetëm dhe zgjedhja e plazheve të mbikëqyrura janë disa nga masat kryesore që mund të shpëtojnë jetë.
Ndërgjegjësimi dhe informimi i të moshuarve, si dhe i familjarëve të tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e këtyre statistikave shqetësuese dhe në rritjen e sigurisë gjatë pushimeve në det./a.d
