Dita e sotme shënon 81-vjetorin e Çlirimit të Tiranës nga ushtria naziste në Luftën e Dytë Botërore
Kryebashkiaku i Erion Veliaj ka ururar qytetarët për këtë ditë të rëndësishmë nga qelia e e paraburgimit në Durrës. Në reagimin e tij ai shprehet se në këtë ditë përkujtohen të gjithë ata që luftuan dhe saktifikuan për qytetin e lirë.
“17 Nëntor 1944 – 17 Nëntor 2025 Sot nderojmë me mirënjohje të thellë Çlirimin e Tiranës – ditën kur qyteti ynë u ngrit mbi errësirën, me guxim dhe sakrificë për liri. Përkujtojmë me respekt të gjithë ata që luftuan, që sakrifikuan dhe që na lanë trashëgim Tiranën e lirë dhe krenare që kemi sot. Detyra jonë është ta çojmë përpara me punë dhe dinjitet. Gëzuar Ditën e Çlirimit!”ka shkruar Veliaj.
Më 17 nëntor 1944, Tirana u çlirua nga ushtria gjermane pas Luftës së Dytë Botërore. Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë./ K.M
