Last Updated on 04/12/2025 by Kesjana
Emma Dakoli është 9-vjeçarja me origjinë shqiptare që fiton Festivalin e Zecchino D’Oro. Në këtë edicion të 68-të, ajo arriti të rrëmbente çmimin e parë me këngën “Ci pensa il vento” me tekst të Francesco Marruncheddu, Lodovico Saccol dhe muzikë të këtij të fundit.
Emma u ngjit në skenën e Antoniano di Bologna e shoqëruar nga Piccolo Coro dell’Antoniano që udhëhiqet nga Margherita Gamberini. Kënga e saj flet për shpresën dhe paqen.
Në festival u paraqitën 14 këngë. Dy netët e para gjysmëfinale gjatë 28-29 nëntorit, u prezantuan nga Carolina Benvenga dhe Lorenzo Baglioni. Nata finale e 30 nëntorit iu besua Carlo Conti që mban edhe postin e drejtorit artistik për të nëntin vit radhazi.
Pas “Ci pensa il vento”, u rendit “Tu puoi essere” e 10-vjeçares Lara dhe “Boomer boom boom”, e kënduar nga 9-vjeçarja Ana Estela dhe Nerviano e Gioele, 5 vjeç./kb
