E kërcënoi me vdekje, prangoset i dyshuari. Reagon Albin Kurti: Lirojeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë ka ndaluar për 48 orë një person, me emrin Haxhi Hoti, i cili në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate, nën dyshimet se ka kërcënuar me jetë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati i vetëm për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Lidhur me rastin, njësiti policor e ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje të menjëhershme në polici. Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë ndërmarrë veprime për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

“I dyshuari pas paraqitjes në polici, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, Haxhi Hoti kishte shkruar ndër tjera se “Albin Kurti i ka dy rrugë: Ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”.

Më pas, Hoti e kishte fshirë këtë postim nga faqja e tij dhe kishte kërkuar falje publike duke shkruar: “Ishte një gabim teknik i imi, ku mediat pa me pyetur mua e kanë shpërndarë këtë shkrim! Kërkoj falje publike”.

Po ashtu, Hoti ka kërkuar falje edhe në emër të partisë Nisma Socialdemokrate.

Ndërkohë, në një status në rrjetet sociale kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka reaguar në lidhje me arrestimin e tij.

Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij

Lexo edhe :  Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

/Fjala.al/

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV