Disa këshilla si të përmirësoni shikimin e mprehtë dhe shëndetin e syve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shëndeti i syve përkeqësohet me kalimin e moshës, e megjithatë kjo nuk do të thotë që ndërhyrja kirurgjikale është alternativa më e mirë për të patur sy të mprehtë.

Ekspertët thonë se njerëzit mund ta përmirësojnë shikimin e tyre në mënyrë krejt natyrale me 6 këshillat e mëposhtme dhe ushtrime të specializuara për sytë.

6 KËSHILLA SI TË PËRMIRËSONI SHIKIMIN PA NEVOJËN E NDËRHYRJES KIRURGJIKALE

Ekspertët thonë se vendosja e syzeve për njerëz, shikimi i të cilëve dobësohet ose pëson një ndryshim të lehtë, ka një efekt përkeqësues.

Kujdesi Për Sytë: Hapi i parë drejt përmirësimit të shikimit është që të jeni të ndërgjegjshëm për sytë dhe përdorimin e tyre. Ekspertët thonë që duhet të tregoheni të vëmendshëm kur i picërroni sytë, problemet në orientim e të tjerë.

Pak Pushim Nga Syzet: Shumë njerëz janë të detyruar të mbajnë syze çdo ditë. Kësisoj, sytë mësohen dhe nuk përpiqen fort për tu përqendruar. Disa ekspertë rekomandojnë që të mos i përdorni syzet për disa orë në ditë në mënyrë që syri të mësohet e të përpiqet për një shikim më të fortë.

Shikoni Afër Dhe Larg: Me kalimin e kohës, njeriu humbet aftësinë për të parë qartë nga distanca të ndryshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë tek njerëzit që jetojnë në zonat urbane të cilët nuk janë në gjendje të mprehin shikimin e tyre në distanca të largëta. Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org këshillojnë që t’i trajnoni sytë duke u përpjekur për të parë sa më larg dhe më pas nga afër duke u fokusuar tek detajet.

Lodhja e Syve: Njerëzit që qëndrojnë shumë kohë para kompjuterit apo televizorit përballen me lodhje të syve që pasohet nga dhimbje koke. Ekspertët këshillojnë që t’i mbuloni sytë me pëllëmbët e duarve dhe të qëndroni në këtë mënyrë disa minuta. Do të vëreni se shikimi juaj do të jetë më i mprehtë e sytë më të çlodhur.

Lexo edhe :  Kopja e rrallë e botimit të parë të Harry Potter u shit për 18,000 £ në ankand

Shikimi Në Të Gjitha Drejtimet: Sa herë që duhet të shikoni në një drejtim të caktuar, përpiquni të mos lëvizni kokën por të vini sytë në punë. Përpiquni të shikoni majtas, djathtas, lart dhe poshtë, madje edhe majën e hundës në mënyrë që t’i stërvisni sytë.

Ushqyerja: Ekspertët thonë se njeriu duhet të konsumojë më shumë fruta, perime, yndyrna të shëndetshme, proteinë, drithëra, arrorë dhe fara. Në fund të fundit, shikimi i mirë varet nga përkujdesja për sytë në të gjitha drejtimet./AgroWeb.org/K.B

Të fundit

Arrestimi i Erion Veliajt, Kryemadhi: Është radha e Ramës, lista po vazhdon

Deputetja e PL Monika Kryemadhi, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme (10 shkurt), tha se tani...

Tiparet e personalitetit që lidhen me suksesin

A e konsideroni veten një person kurioz, konkurrues dhe të vetëdijshëm? A mendoni se keni cilësi më misterioze, të tilla si “përshtatje e lehtë,...

Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi ‘zhyt’ Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e 24-t me dy ndeshjet e mbetura. Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Ditën...

Zjarr në një banesë pranë Universitetit të Gjirokastrës, dy të moshuar të asfiksuar

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori”, pranë Universitetit të Gjirokastrës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Dy të moshuar...

Lajme të tjera

Web TV