Last Updated on 04/12/2024 by adminfjala
Armando Broja ka debutuar me Everton. Pasi u grumbullua për ndeshjen ndaj Wolves, sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 83-të, duke luajtur diçka më shumë se 10 minuta.
Broja synon që të futet gradualisht në skemat e trajnerit Dyche, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë, që e la jashtë fushave për shumë muaj. Rikthimi i tij është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, me kualifikueset e Botërorit që nuk janë dhe aq larg.
Ylli shqiptar shpreson se do të mund të vijë në formë, sa më shpejt të jetë e mundur. Kujtojmë që Broja është i huazuar nga Chelsea./ D.C
What a cameo by Broja for Everton🇦🇱🔵 pic.twitter.com/TPfan0em0E
— Albanian football🇦🇱 (@ALBfootball) December 4, 2024