“Telegram” bashkohet me skemën e sigurisë së fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aplikacioni i mesazheve “Telegram” më në fund ka vendosur t’u përgjigjet thirrjeve për t’u regjistruar në skemat e mbrojtjes së fëmijëve, raporton “BBC“.

“Telegram” ka rënë dakord të punojë me një organ të njohur ndërkombëtarisht për të ndaluar përhapjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM).

Internet Watch Foundation (IWF) është një nga shërbimet kryesore në internet për të parandalojnë përhapjen e këtyre materiale.

Telegram kishte refuzuar vazhdimisht të angazhohej me të ose ndonjë skemë të ngjashme.

Por, katër muaj pasi themeluesi i saj Pavel Durov u arrestua në Paris për dështimin e kontrollit të përmbajtjeve ekstreme, platforma ka njoftuar një vendimin e rëndësishëm.

“Telegram” bashkohet me skemën e sigurisë së

Themeluesi i Telegram, Pavel Durov

IWF e ka përshkruar vendimin e Telegram si “transformues” dhe paralajmëroi se ishte hapi i parë në një “rrugëtim shumë më të gjatë” për aplikacionin.

“Duke u bashkuar me IËF-në, Telegram mund të fillojë vendosjen e mjeteve tona lider në botë për të siguruar që këto materiale të mos shpërndahen”, tha Derek Ray-Hill, CEO i Përkohshëm në IËF.

Telegram përdoret nga rreth 950 milionë njerëz në mbarë botën dhe më parë e ka pozicionuar veten si një aplikacion i fokusuar në privatësinë e përdoruesve të tij. Megjithatë, ai nuk zbatonte normat e politikave të prioritizuara nga kompanitë e tjera globale të mediave sociale.

Në gusht, themeluesi miliarder i aplikacionit u arrestua në një aeroport në veri të Parisit.

Durov akuzohet se ka dështuar të bashkëpunojë me organet e zbatimit të ligjit mbi trafikun e drogës, përmbajtjen seksuale të fëmijëve dhe mashtrimin.

Kjo akuzë u ngrit pasi disa media raportuan se kishin identifikuar raste kur persona me precedent penalë  përdornin aplikacionin për të reklamuar drogë, për të ofruar shërbime të krimit kibernetik dhe si dhe për mashtrim./    S,M

Të fundit

Errësirë në qytetet e Shqipërisë, si paraqitet situata në Vlorë dhe Durrës

Teksa ka kaluar mbi 1 orë nga ndërprerja e energjisë elektrike, e cila preku disa qytete të vendit, situata...

Autostrada Thumanë-Kashar nis tarifat ja çmimet për makina dhe kamionë

Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor...

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se...

Europa bëhet gati për acar, ulje e ndjeshme e temperaturave pas 12 janarit

Një pjesë e madhe e Europës do të përfshihet nga ngricat siberiane. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesi i janarit pritet ta gjejë Kontinentin e Vjetër,...

Më 11 janar nis regjistrimi i diasporës, PD dhe PS me sytë nga jashtë vendit për vota

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë vënë në lëvizje për të nxitur diasporën të bëhet pjesë e zgjedhjeve të majit. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste...

Lajme të tjera

Web TV