Alpinisti shqiptar Petrit Kllokoqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke ngjitur Majën Everest, pikën më të lartë në botë me 8,848 metra lartësi.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ai shihet në majën e Everestit duke mbajtur flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës, ndërsa krahas postimit shkroi: “Lot gëzimi për vendin tem”.
Ngjitja e Everestit konsiderohet një nga sfidat më të vështira në alpinizëm për shkak të temperaturave ekstreme, mungesës së oksigjenit dhe kushteve të rrezikshme atmosferike.
Pamjet e Petrit Kllokoqit kanë marrë reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë uruar për arritjen historike dhe përfaqësimin e shqiptarëve në “çatinë e botës”.
Në një tjetër postim që po qarkullon online shkruhet: “Albania and Kosova on top of Mount Everest”, duke e kthyer momentin në një simbol krenarie për shqiptarët kudo në botë./mxh
