Georgina Rodríguez ka rrëmbyer vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u shfaq me një ndryshim të dukshëm në pamje që ndezi menjëherë komentet në rrjet.
Partnerja e Cristiano Ronaldos u paraqit në mbrëmjen “Kering Women in Motion Awards” me flokë në nuanca bionde, duke sjellë një imazh krejt ndryshe nga ai që publiku është mësuar të shohë.
Për eventin glamuroz, Georgina kishte zgjedhur një outfit elegant me kostum të zi të kombinuar me një xhaketë blu, ndërsa stili i saj modern dhe paraqitja plot shkëlqim morën vëmendjen e fotografëve dhe mediave ndërkombëtare.
Pamjet e saj nga tapeti i kuq u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës komentuan transformimin dhe elegancën e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Georgina bëhet pjesë e diskutimeve në botën e modës. Javët e fundit ajo ka qenë protagoniste edhe në evente të mëdha si Met Gala, ku është vlerësuar për stilin luksoz dhe paraqitjet gjithmonë të kuruara në detaje./mxh
