Last Updated on 05/12/2024 by adminfjala
Festat e fundvitit janë një kohë magjike! Shumë prej nesh zgjedhin që festat t’i kalojmë në destinacione të ndryshme, qoftë brenda vendit, ashtu dhe jashtë
I ftuar në “Magjia e Festave” ishte Gazmend Ujkashi. Ai u shpreh për festat e fundvitit dhe tregoi detaje nga festat dikur dhe sot:
“Krishtlindje nuk ka patur sepse ne e kishim të ndaluar besimin. Festohej Viti i Ri. Tavolina ishte plot, sepse viti i ri duhet të na gjente me bollëk, fokusi ishte ushqimi. Ndryshimi me sot është se festohen Krishtlindjet. Suela ka lindur për Krishtlindje dhe nga historia është një festë që i jep hare të gjithë familjes. Gjelin e kemi patur dhe ne dhe vazhdon si element. Sa i përket dekorimit, kanë qenë letra me ngjyra dhe ne i prisnim për të zbukuruar shtëpinë. Të gjithë komshinjtë të vinin dhe i shkoje për vizita, kjo gjë nuk ndodh më. Pemë kishte, jo si sot artificiale, ishin natyrale. Shkoja në pyll e prisja dhe e merrnim në shtëpi, ishte ndjesi shumë e bukur.
Udhëzuesi për festat perfekte?
Miqtë të jenë njerëz gazmorë, mos të kesh fare toksikë. Miq të vërtetë mbi të gjitha. Zgjidhni një vend të ngrohtë për ta kaluar natën e Vitit të Ri. Ora 00 duhet të jetë me të dashurit e zemrës./ S,M