Lulzim Basha: Vendimi për Berishën ishte i drejtë, do ta merrja sërish atë vendim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Zërin e Amerikës, theksoi se Edi Rama ka ndaluar procesin e Reformës Zgjedhore dhe nuk ka miratuar asnjë nga rekomandimet e OSBE-OHDIR. Ai përmendi gjithashtu pazarin me Ramës dhe Berishës që ka sjell mbylljen e listave të deputetëve, duke privuar qytetarët shqiptarë nga e drejta për të zgjedhur ata që duan në Parlament.

Basha shtoi se, megjithë klimën e vështirë zgjedhore dhe ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje siç u pa në rastin e Çyrbes në Durrës dhe bandave në Elbasan, shumica e shqiptarëve janë të etur për ndryshim. Për këtë ai tha se së shpejti Demokratët Euroatlantikë do të publikojnë një pjesë të mirë të emrave të kandidatëve për deputetë.

Lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike, Basha e pranoi se partia kaloi periudhën më të vështirë të ndarjes, duke përsëritur se vendimi për përjashtimin e Berishës ishte për të ruajtur identitetin euroatlantik të PD-së. Ai theksoi se ky ishte një vendim i vështirë, por të nevojshëm për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe të djathtës, duke e konsideruar të drejtë refuzimin e kursit përplasjeje me partnerët ndërkombëtarë si SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.

Pjesë nga intervista e kryetarit të Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, për Zërin e Amerikës:

Lulzim Basha: Në rafshin e standarteve tashmë është e qartë që në bashkëpunim me një pjesë të asaj opozite që për interesat e veta bashkëpunon me Edi Ramën kundër interesave të shqiptarëve, Edi Rama ka ndalur procesin e Reformës Zgjedhore dhe asnjë nga rekomandimet e OSBE-OHDIR nuk është miratuar. Për më shumë kanë mbyllur listat së bashku, një tjetër vendim i përbashkët, duke i derpivuar qytetarët shqiptarë nga e drejta për të zgjedhur ata dhe jo kryetarët e partive deputetet dhe deputetët që duan në parlamentin e Shqipërisë. Kështu që nga ana e standarteve, jo vetëm ne por edhe partnerët ndërkombëtar, kanë ngritur shqetësime të mëdha. Megjithatë besoj se edhe këto zgjedhje edhe pse do të ndodhen në një klimë pa shumë ndryshime nga ajo e 2021. Ndërkoh që janë publikuar përgjimet se si krimi në Durrës me rastin Çyrbja, në Elbasan me bandat e Elbasanit por dhe në rastet e tjera, e ndihmoi Edi Ramën duke i dhënë shumë mandate. Madje është e qartë që dhe vet mandati i Edi Ramës është prodhim i bashkëpunimit me të ashtëquajturën bandat e Durrësit, pra me krimin e organizuar në Durrës, prap se prapë shumica e shqiptarëve janë të paduruar për një ndryshim. Pra duan ta mbyllin këtë kapitull.

Ne bësojmë se edhe në kushte të vështira, siç e ka treguar edhe historia jonë, por dhe historia e Kombeve të tjera, paraqitja e një alternative të besueshme e një programi i cili adreson shqetësimet e qytetarëve për të cilat nuk flitet. Dhe me një ekip të besueshëm njerëzish që kanë dhënë prova se dinë të qëndrojnë për interesat e qytetarëve, edhe në qoftë se kjo dëmton interesat e tyre personale, prap se prap ndryshimi është i mundur. Dhe këtë do të përpiqemi të bëjmë ne me programin tonë me listën tonë, me aleancat tona.

Lexo edhe :  Berisha lë rrugën e Elbasanit, i bashkohet protestuesve te Bashkia e Tiranës

Pyetje: E keni gati listën, e keni gati ekipin zoti Basha?

Lulzim Basha: Është në proces, besoj që kemi bërë progres të mirë në këto dy muajt e fundit dhe besoj që së shpejti do të jemi në gjendje të publikojmë një pjesë të mirë të emrave të kandidatëve tanë për deputetë.

Pyetje: Zoti Basha, megjithatë në vitet që ju e drejtuat Partinë Demokratike, kjo forcë politike pësoi përçarjen e saj më të madhe si kurrë më parë. Çfarë përgjegjësie keni ju për këtë?

Lulzim Basha: Përgjegjësia ime ishte të merrja një vendim të vështirë, nëse do të pranoja që PD të futej në një kurs përplasjeje jo thjesht me aleatin strategjik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më vonë Britaninë e Madhe. Por do të futej në një kurs përplasjeje në atë që e djathta e Shqipërisë, e në veçanti Partia Demokratike e ka në ADN-në e vet që është Euroatlantizmi. Pra, që është bashkëpunimi me këta faktorë të cilëve çdo shqiptar i njeh meritën, e përmbysjes së komunizmit, e ndihmës për Shqipërinë demokratike, e avancimit të kauzës tonë kombëtare si përmes anëtarësimit në NATO, ashtu edhe përmes çlirimit, pavarësimit dhe mbrojtjes të itegritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut e kudo tjetër. Pra, ka qenë një vendim i vështirë, për shkak se shumë prej pasojave që më vonë pasuan ishin qartësisht të paralajmëruara. Por nga ana tjetër ishte vendim i duhur, është vendim i cili i takon një lidershipi me përgjegjësi ku duhet të vendos një rrugë të vështirë, por ku shërbehet interesi i madh, interesi i të djathtës, interesi i Shqipërisë, apo një vendimi i cili do të vinte interesin personal mbi interesat e grupit.

Pyetje: Pra do ta merrnit përsëri nëse do t’i ktheheshit?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Në mënyrën më kategorike vendimi u mor pas refuzimit të zotit Berisha për të shmangur një kurs përplasjeje midis Partisë Demokratike dhe për të ruajtur identitetin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve si bastion i qendrës së djathtë në Shqipëri./K.B

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV