Çmime më të ulëta për qytetarët, më shumë akses në treg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset e vogla dhe të mesme, do të përfitojnë nga një mjedis më i drejtë biznesi  dhe konkurrues, si dhe do të kenë më shumë mundësi për hyrje në treg. Kjo është një ndër objektivat që synojnë të arrijnë ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës, hedhur për konsultim publik, përpos përafrimit të legjislacionit me atë të BE.

Referuar relacionit që shoqëron draftin, ndërhyrjet e parashikuara synojnë të kenë një impakt pozitiv për tregjet, bizneset dhe konsumatorët. Për konsumatorët, këto ndryshime pritet të sjellin përfitime në formën e çmimeve më të ulëta, cilësisë më të lartë të produkteve dhe shërbimeve, si dhe aksesit më të madh në tregje më të diversifikuara dhe më të ndershme. Efektet e pritshme të këtij projektligji përfshijnë gjithashtu nxitjen e inovacionit dhe përmirësimin e efikasitetit në ekonomi, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e sektorëve të rinj dhe për përmirësimin e performancës së ndërmarrjeve ekzistuese.

Nga ana institucionale, Autoriteti i Konkurrencës do të fuqizohet me mjete dhe mekanizma më të avancuar për të siguruar zbatimin efektiv të ligjit, përfshirë rritjen e kapaciteteve të tij për të ndërvepruar me bazat e të dhënave të institucioneve të tjera ligjzbatuese, si Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Doganave, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Kjo do të mundësojë një mbikëqyrje më të mirë të tregut dhe parandalimin e praktikave të dëmshme për konkurrencën.

Në aspektin shoqëror, ndryshimet ligjore të propozuara synojnë të ndikojnë të ndikojnë në rritjen e besimit publik në konkurrencën e lirë dhe efektive, si dhe promovimin e një mjedis më të drejtë dhe transparent në treg. Qëllimi është nxitja e investimeve, përmirësimin i performancës ekonomike dhe cilësisë së jetesës në shoqëri./   S,M

Të fundit

Gjykata i hoqi sekuestron e vilës së mamasë/ Kryemadhi: Do shkoj deri në Strasburg

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga Gjykata. Gjykata vendosi që...

Duke çaluar dhe me bastun në dorë, Monika Kryemadhi sërish në GJKKO

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në ambientet e GJKKO. Ashtu si ditën e djeshme edhe sot Kryemadhi...

Deklarata e Luiz Ejllit në “Big Brother Vip” për Parashqevi Simakun: Unë sytë xixa…

Këto ditë, është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku. Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete...

Muzika e Krishtlindjeve mund të përmirësojë shëndetin dhe humorin tonë?

Edhe pse nuk ekziston një studim të veçantë që fokusohet vetëm tek muzika e Krishtlindjeve, kërkime të tjera kanë treguar se muzika në përgjithësi...

Zgjedhjet 2025/ Nancy VanHorn: Nuk angazhohemi me individë të përfshirë në korrupsion

Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 maj të 2025. Në lidhje me këtë çështje, e...

Lajme të tjera

Web TV