Rihapet katedralja Notre Dame. I pranishëm Donald Trump dhe mbi 100 personalitete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor HOXHA, Paris

 Pas më shumë se pesë vitesh restaurimi nga zjarri i madh në vitin 2019 që shkatërroi një pjesë të madhe të saj, katedralja e famshme 6500 vjeçare Notre-Dame de Paris (Zonja Jonë e Parisit) do të inagurohet sot më 7 dhjetor me një cermoni të madhe zyrtare ku do të marrin pjesë 100 personalitete botërore, duke përfshirë rreth 50 krerë shtetesh. Ky moment simbolik kurorëzon një projekt të jashtëzakonshëm restaurimi për t’i dhënë frymë kësaj kryevepre të artit gotik. Falë angazhimit të kishës, shtetit, klientëve, ekipeve të institucioneve publike, artistëve dhe bizneseve, sfida e rindërtimit në pesë vjet u përball me shumë sukses. Notre-Dame de Paris është një vend besimi, frymëzimi dhe paqeje për më shumë se 860 vjet. Bionditeti i gurit, mobiljet liturgjike prej bronzi dhe drita i japin jetë të re këtij vendi unik.

 RRETH 50 KRERË SHTETESH DHE FIGURA TË SHQUARA POLITIKE, FETARE DHE ARTISTIKE NË CERMONINË E RIHAPJES

Rihapja e Notre-Dame, e konsideruar si “fierté française” (krenaria franceze) nga presidenti francez Emmanuel Macron shërben si një teatër madhor diplomatik. Për të marrë pjesë në inaugurimin e Notre-Dame më 7 dhe 8 dhjetor, Pallati Elysee ka ftuar mbi njëqind personalitete, duke përfshirë krerë shtetesh, krerë të kurorëzuar, figura nga bota katolike si dhe artistë të shquar. Midis tyre spikasin Joe Biden dhe zonja e parë amerikane Jill Biden, presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, presidenti italian Sergio Mattarella, etj. Donald Trump do të bëjë daljen e tij të parë ndërkombëtare që nga zgjedhja e tij më 5 nëntor. “Kam nderin të njoftoj se do të udhëtoj në Paris, Francë të shtunën për të dëshmuar rihapjen e katedrales madhështore dhe historike Notre-Dame, e cila është restauruar plotësisht,” shkroi Trump në rrjetin e tij Social. Më 15 prill 2019, ditën e zjarrit të katedrales, Donald Trump, ende president, u sugjeroi autoriteteve franceze, të dërgonin avionë bombardues me ujë. E pranishme është edhe presidentja greke Ekaterini Sakellaropoulou. Nga institucionet evropiane, merr pjesë presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Të pranishëm janë edhe  figura të shquara kishtare. Papa i Romës mungon në këtë ceremoni, ndonëse presidenti francez i dërgoi ftesë. Peshkopët francezë e justifikojnë mungesën e Papës me kufizimet e tij kalendarike. Me ftesë të Imzot Laurent Ulrich, Kryepeshkop i Parisit, marrin pjesë rreth 170 peshkopë nga Franca dhe nga bota dhe një prift nga secila prej 106 famullive të dioqezës së Parisit, një prift nga secila prej tyre si dhe shtatë kishat katolike të ritit lindor, të shoqëruar nga besimtarë nga secili prej këtyre komuniteteve. Në inagurim do të marrin pjesë edhe disa yje të popit, mjeshtra klasikë dhe një DJ.

 

PROGRAMI PËR RIHAPJEN E NOTRE DAME DE PARIS

 

Rihapja e Notre-Dame zgjat nga 7 dhjetori 2024 deri më 8 qershor 2025. Kjo rihapje përuron një epokë të re për Notre-Dame, e cila shpreson të rifitojë frekuentimin e saj historik prej 15 milionë vizitorësh në vit. Shërbesa e rihapjes, e kryesuar nga Kryepeshkopi i Parisit, do të bëhet në orët e vona të pasdites së datës 7 dhjetor në prani të Presidentit të Republikës dhe zyrtarëve të ftuar nga shteti dhe dioqeza. Gjatë ritit të hapjes së dyerve, kryepeshkopi godet derën e mbyllur të Notre Dame de Paris me kryqin e tij. Katedralja i “përgjigjet” atij me këndimin e Psalmit 121, tri herë. Mbrëmja do të vazhdojë me një koncert me muzikë klasike dhe me artistë bashkëkohorë. Mesha inauguruese me shenjtërimin e altarit të lartë do të bëhet të dielën në orën 10:30, e kryesuar nga Kryepeshkopi i Parisit në prani të Presidentit të Republikës. Nesër do të kremtohet mesha e parë publike dhe më pas do të hapen zyrtarisht vizitat në orën 17:30. Nga data 8 deri më 15 dhjetor 2024, katedralja do të mirëpresë sërish vizitorët për një oktavë rihapjeje, një periudhë madhështore prej tetë ditësh për të festuar së bashku këtë moment unik. Presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbajë një fjalim në famulli përpara një ceremonie liturgjike të kryesuar nga Kryepeshkopi i Parisit.

Lexo edhe :  “3 herë më pak vrasje se 2013”/ Policia e Shtetit, institucioni më i besuar

 

INAGURIMI NDODH NË NË KOHËN QË FRANCA KA MBETUR PA QEVERI

 

Rihapja e Katedraljes së famshme Notre Dame de Paris ndodh në një kohë kur Qeveria Franceze e kryeministrit Michel Barnier u rrëzua më 4 dhjetor në Asamblenë Kombëtare të Francës në një mocion mosbesimi të paraqitur nga e majta dhe Rassemblement National. Nga 574 deputetë gjithsej, 331 prej tyre votuan kundër, ndërkohë nevojiteshin vetëm 289 vota. Në Asamblenë Kombëtare, deputetët shqyrtuan dy mocione censure, të paraqitura nga e majta dhe Rassemblement National, pasi qeveria vendosi të miratojë buxhetin e Sigurimeve Shoqërore pa votim, përmes nenit 49.3 të Kushtetutës Franceze. Kjo është qeveria e dytë në Republikën e Pestë Franceze e rrëzuar nga një mocion mosbesimi pas asaj të Georges Pompidou në vitin 1962. Qeveria Michel Barnier zgjati vetëm tre muaj, duke u bërë qeveria më jetëshkurtë në historinë e Republikës së Pestë Franceze. Në thirrjen e tij drejtuar kombit francez më 5 dhjetor, Presidenti Macron e pranoi dorëheqjen e qeverisë Barnier dhe po kërkon një kryeministër të ri që mund të sigurojë një mazhorancë të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare.

 

NOTRE-DAME DE PARIS DHE SHQIPTARËT

 

Katedralja Notre Dame është shumë e dashur edhe për shqiptarët. Më 6 maj 1980 mbajtën këtu një meshë historike qindra shqiptarët të ardhur nga gjithë bota. Kjo meshë u bë në ditën kur Bashkia e Parisit me kryetar Zhak Shirakun i vuri një sheshi të madh në Paris emrin e Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.  Sipas gazetës “Koha e Jonë” që botohej në at kohë në Paris nga Isa Ndreu dhe drejtohej nga Lec Shllaku, Mesha e madhe në Notre Dame u udhëhoq nga murgu i shquar arbëresh At Sofron Prence, ndërsa kori i famshëm i vajzave arbëreshe nga Siçilia, që kishin mahnitur Parisin me kostumet e tyre, kënduan nën drejtimin e At Sotirit. Sipas “Buletinit Katolik Shqiptar”, në meshë merrte pjesë edhe Kardinali i Parisit, si dhe mjaft figura të njohura politike dhe fetare franceze.

 

 

 

 

Të fundit

Politika nuk i njeh më shqiptarët

Ben Andoni Kur dëgjon ligjërimin e fundit të z. Berisha për rishikimin e Reformës në Drejtësi, ngritjet e pensioneve dhe...

Abone falas/ Si të aplikojnë pensionistët për ta përfituar, çdo fund muaji duhet të…

Nga shkolla “Besnik Sykja”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rikujtoi sërish pensionistët e qytetit, që të paraqiten pranë njësisë së tyre administrative...

“Berisha s’ka njerëz luftarakë”/ Elezi: SHBA-të duan ta çojnë vendin drejt institucioneve

Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, Ibsen Elezi, foli për situatën politike në vend, ndërsa deklaroi se është krijuar një sistem...

Amerika teston të ardhmen e PD?/ Leka: Rama e ka të sigurt mandatin e katërt

Takimi i të dërguarës me punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn me disa deputetë të Partisë Demokratike, dëshmon se SHBA i kanë mbyllur...

Rreth 1 muaj nga vrasja e Martin Canit/ Gazetarja: Nuk mendoj se ka një autor të dytë!

Rreth 1 muaj më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçja, shoku...

Lajme të tjera

Web TV