Në Mars ka pasur jetë? Zbulime mahnitëse për “Planetin e Kuq” nga meteoriti i gjetur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zbulim i ri tregon gjurmë të lashta uji në Mars, që datojnë 4,45 miliardë vjet më parë, të gjetura në një kokërr minerali zirkoni të izoluar brenda meteoritit “Bukuria e Zezë”. Ky meteorit, i zbuluar në shkretëtirën e Saharasë në vitin 2011, ka hapur një dritare unike për të studiuar historinë e hershme të “Planetit të Kuq”.

Studiuesit analizuan zirkonin, një mineral i njohur për qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të ruajtur gjurmë të kushteve të krijimit të tij. Analiza zbuloi se uji ka ekzistuar në koren e Marsit vetëm 100 milionë vjet pas formimit të planetit. Elementë si hekuri, natriumi dhe alumini të gjetur brenda zirkonit tregojnë se ky mineral u formua në prani të ujit të pasur me minerale, duke sugjeruar ekzistencën e sistemeve hidrotermale, si burime të nxehta.

“Kjo është prova më e hershme e ujit në Mars dhe tregon që planeti mund të ketë pasur kushte për të banuar në të”, citohet nga CNN Jack Gillespie, autor i studimit nga Universiteti i Lozanës.

Sistemet hidrotermale janë të lidhura me mjedise të ngjashme në Tokë, ku shpesh lind jeta. Megjithëse “Bukuria e Zezë” është burimi më i mirë aktual për studimin e historisë së hershme të Marsit, kthimi i mostrave të zgjedhura nga robotët e dërguar atje, si Perseverance, mund të japë të dhëna më të detajuara. Roboti aktualisht po mbledh mostra nga Krateri Jezero, ku besohet se kanë ekzistuar liqene dhe sisteme hidrotermale 3,7 miliardë vjet më parë.

Ky studim tregon rëndësinë e kërkimit për ujë dhe jetën e hershme, duke ngritur hipoteza të reja për historinë e Marsit dhe potencialin e tij për të lejuar jetën në të./e.t

Të fundit

Pesë kategoritë që përfitojnë/ Qeveria shpërblim për 257 mijë familje në nevojë!

Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte (26 Dhjetor) u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për...

Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi ishujt Kuril, që i përkasin Rusisë, sipas Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ). Tërmeti që...

Për herë të dytë këtë muaj, ChatGPT dhe Sora dështojnë përsëri

ChatGPT, Sora dhe API-ja e OpenAI për zhvilluesit ishin jashtë shërbimi të enjten për rreth një orë. OpenAI ka njoftuar se filloi të përjetonte...

Nderim dëshmorëve të policisë/ Dhurata për fëmijët e të rënëve në detyrë

Atmosfera e festave te fundvitit, përfshiu Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Babagjyshi i dhuratave gëzoi vogëlushët e dëshmorëve të uniformave blu, që ranë në...

Kaos në Elbasan/ Paralizohet trafiku në hyrje dhe dalje të qytetit

Trafiku i rënduar vijon të jetë një shqetësim tejet i madh për udhëtarët në këtë fundvit. Trafiku është kthyer në një makth të vërtetë për...

Lajme të tjera

Web TV