Përdorën lokalin për drogë, Policia e Dibrës arreston dy të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ty të rinj kanë përfunduar në pranga pas një operacioni të finalziuar me sukses nga Policia e Dibrës, të koduar “Kamuflimi”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariatin e Policisë Dibër.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet H.G, 23 vjeç dhe S.R, 24 vjeç, të dy banues në Peshkopi.

Gjatë kontrolleve të bëra në një lokal të përdorur nga 24-vjeçari, policia zbuloi dhe sekuestroi lëndë narkotike të dyshuar si kanabis, të ndarë në doza në formë cigareje, sasi të tjera të papërpunuara, një grirëse dhe pesë aparate celular.

Sipas hetimeve paraprake, dy të rinjtë përpunonin kanabisin duke e ndarë në cigare dhe më pas e kamuflonin duke e futur në paketa duhani.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

Të fundit

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

Lajme të tjera

Web TV