Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Sa më shumë afron data e zgjedhjeve aq më tepër duken problematikat në vonesa të ndryshme, ku ndër më kryesoret është publikimi i listave të zgjedhëseve, që duhet të ishte kryer më datë 10 të këtij muaji. Organizata e monitorimit të zgjedhjeve, KRIIK Albania, i ka bërë thirrje Ministrisë së Brendshëm dhe institucionëve në varësi të saj që të hartojë aktet e nëvojshme mbi procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Tashmë që është përcaktuar data e zgjedhjeve Parlamentare që do të mbahen më 11 maj të vitit të ardhshëm, procesi duket i ngadaltë në pjesën e parapërgatitjes. Listat e zgjedhësve sipas Kodit Zgjedhur duhet të ishin publikuar më datë 10 të këtij muaji, mirëpo procesi ka shfaqur problematikë. Një shqetësim I tillë është ngritur nga organizata e monitorimit të proceseve zgjedhore KRIIK Albania. “Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, fillimi i procesit të hartimit të ekstraktit të përbërësve zgjedhorë të të gjithë shtetasve që kanë vendbanim në zonat e qendrave të votimit nën juridiksionin e çdo Zyre të Gjendjes Civile, duhet të fillonte prej ZGJC-ve (Zyra e Gjendjes Civile), jo më vonë se data 10 dhjetor 2024, bazuar në një Udhëzim të Ministrit të Brendshëm, i cili ende nuk është miratuar e bërë me dije”-konstaton KRIIK. Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) shpreh shqetësimin e tij për mos miratimin ende prej Ministrit të Brendshëm të Udhëzimit mbi procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. KRIIK ka shprehur edhe më parë shqetësimin se për këtë proces zgjedhor mbetet shumë pak kohë për procesin e verifikimit dhe pastrimit të listave të zgjedhësve duke qenë se do të publikohen vetëm tre ekstrakte të përbërësve zgjedhorë, kohë e pamjaftueshme në gjykimin e KRIIK, për kontrollin dhe saktësimin e listave të zgjedhësve nisur nga problematikat e shumta të mbartura nga proceset e mëparshme zgjedhore, e sidomos ato të zgjedhjeve vendore 2023. “Mundësitë për të adresuar saktësimin e përbërësve zgjedhorë zvogëlohen edhe më nëse do të merret në konsideratë se Kodi Zgjedhor parashikon se kërkesat për ndryshime në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë mund të paraqiten në ZGJC jo më vonë se data 11 mars 2025. Po ashtu, vështirësohet mjaft mundësia e saktësimit të përbërësve zgjedhorë për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë, pasi procedura e aplikimit të tyre për tu bërë pjesë e listës së zgjedhësve jashtë vendit fillon më datën 11 janar e përfundon më datën 11 mars 2025 (neni 25, pika 4 e Kodit Zgjedhor)”-ngre si shqetësim KRIIK Albania. Kjo organizatë i bën thirrje Ministrit të Brendshëm që të miratojë sa më parë Udhëzimin mbi procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për Zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025, duke marrë në konsideratë edhe adresimin e shqetësimeve të vërejtura më parë nga raportet e auditëve teknicienë, si dhe gjetjet e rekomandimet lidhur me këtë proces të vëzhguesve të zgjedhjeve. KRIIK i bën thirrje dhe nxit Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile që të angazhohen dhe të bëjnë transparencë të plotë në mënyrë periodike përgjatë gjithë këtij procesi. “Kjo transparencë është akoma më shumë e dosmosdoshme në këtë proces zgjedhor, pasi për herë të parë do të aplikohet votimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, e për rrjedhim do të bëhet heqja e atyre që shprehin kërkesë nga lista e zgjedhësve brenda vendit. Gjithashtu është e domosdoshme që, minimalisht pas çdo publikimi të ekstraktit zgjedhor, të bëhet një paraqitje e plotë e tërë procesit të ndjekur si dhe të bëhet publikimi i të gjithë të dhënave përmbledhëse të esktraktit përkatës”-theksohet në deklarëtn e KRIIK. Gjithashtu KRIIK i bën thirrje dhe nxit Kuvendin e Shqipërisë që të përmbushë detyrimet e tij duke i dhënë legjitimitet të plotë mandatit të NënKomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke e ri-zgjedhur NënKomisionerin në detyrë apo zgjedhur një të ri, pasi ky mandat ka përfunduar më datën 5 tetor 2024.