Majlind Habibi ka dalë para gjykatës së Durrësit me akuzën e vrasjes së shokut të tij. 33 vjeçarit Branko Shkoza ku nga dëshmitë rezulton se ai e shtyu viktimën duke e hedhur nga ura.
Megjithatë, autori i dyshuar duket se ka ndryshuar mendje, pasi fillimisht u justifikua me faktin se viktima e kishte ofenduar dhe ngacmuar gruan e tij, por këtë herë, Habibi ka mohuar para trupës gjykuese se ai është vrasësi i vërtetë i Shkozës.
“Më ka ikur gruaja nga shtëpia me fëmijen 4 vjeç dhe shtatzënë prej kësaj ngjarje. I kërkoj prokurorit të hapë kamerat e sigurisë se unë kam qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. Unë me Brankon jemi rritur bashkë. Më kanë dhunuar në polici që ta pranoja, e pranova nga frika dhe se di pse e bëra, por se kam bërë unë. Dikush tjetër që do ketë dashur të më bëjë keq mua, i ka thënë që e kam bërë unë, por unë nuk kam lidhje”, ka deklaruar Habibi.
Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Pas ngjarjes, i dyshuari e ka fshehur krimin, duke mos treguar, derisa trupi u gjet pas tre ditësh kërkime.