Autori i masakrës së ’97-tës, drejtoria e burgjeve e izolon në 41-Biss

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Burgjeve ka lënë në ilozimin 41- Biss, Fran Marashin, autorin e masakrës së “Urës Vajgurore” me 4 policë të vrarë në vitin 1997.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Më datë 13 dhjetor 2024, me Urdhrin nr. 620 të Ministrit të Drejtësisë, i burgosuri Fran Marashi, i biri i Pal dhe i Dile, i datëlindjes 19 shkurt 1978, lindur dhe banues në Shkodër, është vendosur në Regjim të Posaçëm “41-bis” në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë në Peqin për një periudhë njëvjeçare.

Marashi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e disa veprave penale të rënda, përfshi këtu pjesëmarrje në banda të armatosura, vrasje me dashje të punonjësit të policisë, vrasje me dashje të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë, vrasje me dashje dhe heqje e paligjshme e lirisë .

Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet ndaj individëve që kanë kryer vepra të rënda penale në kuadër të organizatave kriminale, terroriste apo bandave të armatosura dhe që përbëjnë rrezik të lartë shoqëror.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e përkushtuar në zbatimin rigoroz të masave për të garantuar sigurinë dhe për të luftuar veprimtarinë kriminale brenda institucioneve penitenciare.

/E.S

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV