Last Updated on 13/12/2024 by adminfjala
Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është arrestuar për dhunë në familje.

”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë/ S,M