Aktori i njohur rrëfen tragjedinë: Isha 5 vjeç kur vëllai vrau veten para syve të mi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Gent Hazizit ka treguar për herë të parë humbjen e vëllait të tij të madh. Ai vjen nga një familje e madhe dhe në momentin e tragjedisë, ishte vetëm 5 vjeç.

Në mënyrë që ai ta kalonte sa më shpejt, prindërit vendosën ta fusnin në shkollë por Genti e mban mend mirë përjetimin pasi ka parë gjithçka.

E kam gjithmonë fotografi, me vëllain tim të shtrirë…që kishte një litar gjaku dhe mua më dukej sikur po t’ia hiqja do t’ia shkurtoja. Vrau veten, një tragjedi familjare, asokohe punonte… kishte armë, punonte në Drejtorinë e Dytë që quhej atëherë, nuk po merrem me detaje si ishte historia, por po merrem me veten time që e pashë të shtrirë dhe… kam jetuar gjithë jetën time me mendjen që unë kam vdekur atë ditë dhe çdo gjë më dukej…Kam arritur ta fal pas gati 25 viteve. U bë sebep zysha ime në Itali që më tha, unë do të bëja Mark Antonin dhe po përdorja figurën e vëllait për të folur për Cezarin e vdekur. Ajo më tha ‘e ke gabim, pavarësisht se ndjesia është shumë e fortë, e ke gabim sepse ti nuk e ke falur atë’, kështu që më futi pastaj në një gjendje që unë ta rijetoja atë histori, pastaj më tha ‘mbylli sytë, shikoje vëllanë tënd edhe njëherë, fale dhe lëre të shkojë’. Unë kam dalë nga ajo gjendje, i thashë kush je ti që më bën këto gjëra?/E.T

Të fundit

Si e ndryshojnë trurin tonë ëmbëlsirat dhe patatinat?

Ka një arsye pse dëshira për ushqime të ëmbla ose me shumë yndyrë duket shpesh më e fortë se...

Nëse SPAK-u do të ishte një parti politike, do të ishte absolutisht e para

Nga Eduard Zaloshnja Kryeprokurori Dumani rezultoi personazhi i vitit me një kuotë sa dyfishi i Ramës dhe sa katërfishi i Berishës. Në sondazhin që zhvillova para...

E kërcënojnë për shkak të “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani: Kam 7 ditë që sulmohem

Juristja Eni Çobani, e cila prej vitesh zhvillon rubrikën “Shihemi në Gjyq”, e shqetësuar ka paralajmëruar komentuesit që i dërgojnë mesazhe fyese dhe kërcënuese...

Artisti Robert Aliaj: Skandal publikimi i videos për Parashqevi Simakun, një turp i madh!

Artisti i njohur Robert Aliaj flet në news24 se ishte një turp, një skandal publikimi i videos për Parashqevi Simakun. Të gjithë u turren...

Duke pritur Parashqevi Simakun

Nga Spartak Ngjela Askush nuk e di historinë reale të këngëtares. (Ngjarjet abstrakte me një personazh publik, krijojnë romane popullorë në çdo shoqëri) Një shoqëri që është...

Lajme të tjera

Web TV