Ditëlindja e vajzës bën bashkë Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën, ish-çifti feston së bashku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë bërë sërish bashkë për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre, Poem Blu.

Ish-çifti mjaft i komentuar i showbizz-it shqiptar janë parë së bashku në Tiranë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e Bllokut.

Takimi ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre, por ka edhe nga ata fansa që shkruajnë se ata janë bërë bashkë për të festuar ditëlindjen e vajzës.

Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet Ledri duke mbajtur Poem Blu në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi.

Poem festoi ditëlindjen dy ditë më parë, më 14 dhjetor, dhe në një nga postimet më të veçanta në rrjetet sociale, Ledri e ka shoqëruar fotot me të bijën me fjalët emocionuese: “Rrahjet e zemrës tem me tuat n’sinkron.”

Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti, megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra.

Ditëlindja e vajzës bën bashkë Ledri Vulën dhe Sara

Të fundit

Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në botë dhe në vendin tonë gjithashtu. Për disa njerët...

Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Po shihet mundësia që të jetë i përvitshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se si rezultat i rritjes ekonomike të vendit, po shikohet mundësia që bonusi i pranverës për pensionistët të jetë...

Hapja e grupkapitullit 6/Marta Kos: Njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi vendin tonë për hapjen e grupkapitullit të...

Rama: Duam të ‘martohemi’ me BE-në, të harrojmë divorcet e së kaluarës

“Së pari, kam mësuar që nuk ka kapitull apo donjë paragraf që është i lehtë me BE, çdo gjë duhet të kalojë në shqyrtim,...

17 dhjetor 1920, Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve

Lidhja e Kombeve u krijua me 10 janar të vitit 1920. Plani prej 14 pikash, i Udro Uillson, propozuar në Konferencën e Paqes së...

Lajme të tjera

Web TV