Lirimi i Sali Berishës, SPAK kërkon rikthimin në arrest shtëpie për kreun e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme vendosi më 27 Nëntor ta lirojë ish-kryeministrin Sali Berisha nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, Flojera Davidhi, ishte ajo që vendosi t’i heqë masën e arrestit në shtëpi Berishës.

Mësohet se SPAK ka dorëzuar në sekretarinë e Apelit të GJKKO kërkesën për shfuqizim të vendimit që ndryshoi masën e sigurisë për Berishën.

Masa e arrestit ndaj Berishës ishte vendosur gati një vit më parë, më 30 dhjetor të vitit të kaluar pasi ish-kryeministri kishte refuzuar detyrimin për t’u paraqitur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai ishte ftuar të paraqitet para SPAK-ut për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet ndaj tij për korrupsion në procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj, tha për mediat se, mbi bazën e kërkesës së tij, gjykata vendosi ta lirojë Berishën nga masa e arrestit shtëpiak.

“Gjykata konstatoi se nuk ekzistojnë më kushtet e as kriteret për asnjë lloj mase sigurimi ndaj Berishës. Prokuroria kërkoi që ai të mbetej në arrest shtëpiak, por sot nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi ndaj tij”, tha Gjokutaj.

Ish-kryeministri Berisha ndodhet nën hetim prej tetorit të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit pasiv.

Në atë kohë ndaj tij u vendos masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Masa u rëndua në “arrest shtëpie” pasi ish-kryeministri Berisha refuzoi ta zbatonte vendimin e gjykatës.

Më 21 nëntor, Gjykata Kushtetuese pranoi pretendimin se bllokimi i pasaportës ishte joproporcional dhe se masa “detyrim paraqitjeje” ishte e mjaftueshme.

Lexo edhe :  Meloni për ‘Corriere’: Marrëveshja me Shqipërinë, model për BE! Unë dhe Elon Musk…

SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksione nga SPAK që po vijon hetimet për pasurinë e familjes së ish-kryeministrit ‘non grata’ Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij./  S,M

Të fundit

Berisha nesër në SPAK/ Noka fton demokratët në protestë: Po përndiqet lideri i opozitës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë thirrje që nesër në orën 09:30, të gjithë demokratët...

Analiza: Me çfarë është e lidhur ngushtë e ardhmja e NASA-s

Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, do të vazhdojë përpjekjet e agjencisë...

Errësirë në qytetet e Shqipërisë, si paraqitet situata në Vlorë dhe Durrës

Teksa ka kaluar mbi 1 orë nga ndërprerja e energjisë elektrike, e cila preku disa qytete të vendit, situata mbetet e njëjtë në Vlorë,...

Autostrada Thumanë-Kashar nis tarifat ja çmimet për makina dhe kamionë

Prej 4 janarit në autostradën Thumanë-Kashar ka nisur aplikimi i tarifës së kalimit. Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor...

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se...

Lajme të tjera

Web TV