Last Updated on 13/07/2026 by EL
Andy Burnham, i cili shihet gjerësisht si kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar, ka zbuluar grupet e tij të preferuara britanike në një intervistë, duke i renditur ato pa e ditur paraprakisht se cilat emra do t’i paraqiteshin.
Politikani laburist, aktualisht deputet për Makerfield, e ka bërë muzikën pjesë të rëndësishme të imazhit të tij publik. Gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme në Makerfield ai përdori këngë nga grupet mançesteriane Oasis dhe Elbow, ndërsa edhe logoja e fushatës u frymëzua nga estetika e skenës muzikore Northern Soul.
Nuk është rastësi që Burnham zgjodhi dy grupe nga Mançesteri, pasi filozofia e tij politike shpesh përshkruhet si “Manchesterism”, një qasje e cilësuar prej tij si një formë e socializmit miqësor ndaj biznesit.
Në renditjen e tij, Burnham vendosi:
1.Oasis
2.Elbow
3.The Courteeners
4.Wolf Alice
5.The Smiths
Ai sqaroi se The Smiths nuk do t’i kishte renditur në vendin e fundit nëse do ta dinte paraprakisht listën e grupeve që do t’i paraqiteshin.
Sa i përket Oasis, grupi zuri vendin e parë. Kënga e tyre Some Might Say u përdor edhe në videon e fushatës së Burnham, e cila përfundonte me vargun: “We will find a brighter day” (“Do të gjejmë një ditë më të ndritur”).
