Si e ndryshojnë trurin tonë ëmbëlsirat dhe patatinat?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një arsye pse dëshira për ushqime të ëmbla ose me shumë yndyrë duket shpesh më e fortë se ne. ”Në planin afatgjatë, këto ushqime modifikojnë trurin, duke e shtyrë atë t’i kërkojë gjithnjë e më shpesh në karrocën e supermarketit dhe t’i preferojë ato ndaj gjërave të tjera për të ngrënë”, shkruan focus.it.

Shkencëtarët në institutin ”Max Planck” për Kërkimin e Metabolizmit, duke punuar në bashkëpunim me Universitetin e Yales, pyetën veten nëse tërheqja ndaj ushqimeve të pashëndetshme është e lindur apo është pasojë e mbipeshës.

Ata zbuluan se kjo dëshirë e parezistueshme mund të mësohet dhe se trurit tonë i duhet relativisht pak për të mësuar të preferojë ushqime shumë të yndyrshme ose me shumë sheqer.

Siç shpjegohet në studimin e publikuar në ”Cell Metabolism”, studiuesit i ofruan një grupi vullnetarësh një puding të vogël shumë të pasur me sheqer dhe yndyrë, përveç dietës së tyre normale, çdo ditë për tetë javë.

Pjesëmarrësit e tjerë morën një puding me të njëjtat kalori, por më pak yndyrë.

Më pas, aktiviteti i trurit i të gjithë subjekteve u monitorua gjatë gjithë kohëzgjatjes së eksperimentit.

Pas tetë javësh, reagimi i trurit ndaj ushqimeve të pasura me sheqer dhe yndyrë u rrit ndjeshëm në grupin që konsumonte pudingun më pak të shëndetshëm.

Në veçanti, këto ushqime aktivizuan në mënyrë më të dukshme sistemin dopaminergjik, kompleksin e rrugëve nervore në tru përgjegjës për perceptimin e shpërblimit dhe motivimit.

”Matjet tona të aktivitetit të trurit treguan se truri ndryshon lidhjet e tij gjatë konsumimit të patatinave dhe ushqimeve të ngjashme. Në mënyrë të pandërgjegjshme mëson të preferojë këto ushqime që e kënaqin. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve ne do të përfundojmë duke preferuar gjithmonë në mënyrë të pandërgjegjshme ushqime që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer”, shpjegon Marc Tittgemeyer, i cili drejtoi studimin./e.t

Të fundit

Politika nuk i njeh më shqiptarët!

Nga Ben Andoni Luksi i një pjese jo të vogël të politikës sonë dhe mënyra sesi ulin armët e sherrit,...

“Kam ndjekur zhurmën për Parashqevi Simakun…”/ Pedagogia: Ajo është produkt i komunizmit

Nga Jonila Godole Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të...

Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, tregu valutor sot

Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.9 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 97.9 lekë, ndërsa në...

Çupi: E kanë kthyer në “madam” Berisha, por është njeriu më i rrezikshëm i vendit

Analisti Frrok Çupi nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News, Çupi e...

Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë obligacione 20-vjeçare në 2025

Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin 2025 obligacione me maturim 20 vjeçar. Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë ankandin...

Lajme të tjera

Web TV