Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Po shihet mundësia që të jetë i përvitshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se si rezultat i rritjes ekonomike të vendit, po shikohet mundësia që bonusi i pranverës për pensionistët të jetë i përvitshëm.

“Bonusi i fundvitit, që është një bonusi tradicional, edhe pse tradicionalisht ka qenë fillimisht fare simbolik, pastaj është rritur, por gjithsesi asnjëherë nuk ka qenë në masën e këtij viti dhe pastaj me një tjetër bonus që do të jepet në pranverë, pikërisht si rezultat i mundësive të rritura të ekonomisë dhe që ne duam të kthehet në një mundësi të vitpërvitshme”, u shpreh Rama.

Gjatë një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, Rama theksoi se qeveria është në procesin e përgatitjes së një rritje të fondit të pensioneve.

“Ndërsa nga ana tjetër ne jemi në procesin e përgatitjes së një rritjeje të fondit të pensioneve qoftë duke rritur të ardhurat nga siguria shoqërore, por dhe qoftë duke rritur buxhetin në dispozicion të pensioneve, dhe këtu kam parasysh të pensioneve të çdo muaji.

Besoj se për të gjithë ata që bëjnë llogari dhe nuk flasin kot, pensionistët janë kategoria më e kthjelluar nga pikëpamja e llogarive, është e qartë se bëhet fjalë për një numër shumë të madh pensionistësh dhe për shifra shumë të mëdha për mundësitë dhe buxhetin e vendit tonë. Kjo nuk vlen vetëm për vendin tonë, por edhe për vend të zhvilluar, që kur vjen puna tek pensionet janë një sfidë më vete”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se “qoftë bonuset, qoftë plani i mundshëm i rritjes graduale të pensioneve në mënyrë të përmuajshme, nuk do të ishin dot diskutime që do t’i bënim deri përpara jo shumë kohësh. Sot ekonomia ka filluar të na i kryejë këto mundësi”.

Lexo edhe :  Rënia e fortë e çmimit të naftës në bursë, po reflektohet lehtë në Shqipëri

“Paga mesatare, sipas INSTAT, rezultoi më e lartë se ambicia jonë që ishte ambicie e madhe për të pasur pagë mesatare 900 euro në sektorin publik dhe në tremujorin e tretë paga mesatare 968 euro, që po shkon drejt një tavani të paimagjinueshëm para disa vitesh, deri në 1000 euro”, nënvizoi dje Rama./   S,

Të fundit

Çmimi Nobel për Paqe/ Trump, Guterres dhe Papa mes të nominuarve

Instituti Norvegjez Nobel njoftoi se nominimet për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti arrijnë në 338, nga të...

Stuhitë e fuqishme godasin Shtetet e Bashkuara, raportohet për viktima dhe dëme të shumta

Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave në një qytet të vogël të Oklahomës, po vazhdojnë drejt...

Ndërtimi i ujësjellësit në Tragjas, reagon Rama: Projekti nuk paraqet asnjë kërcënim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e ujësjellësit në Tragjas të Vlorës, që ka nxitur shumë reagime, me banorët që shprehen se...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa pritet të arrijnë temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe...

Këmbimi valutor 6 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.6 lekë dhe do shitet me 93. 5...

Lajme të tjera

Web TV