E kërcënojnë për shkak të “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani: Kam 7 ditë që sulmohem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristja Eni Çobani, e cila prej vitesh zhvillon rubrikën “Shihemi në Gjyq”, e shqetësuar ka paralajmëruar komentuesit që i dërgojnë mesazhe fyese dhe kërcënuese se do i çojë në gjyq.

Ajo deklaron se ka marrë kërcënime nga mbesa e një zonje që ka qenë e ftuar në seancë publike pajtimi, në rrjetet e saj sociale për një javë rresht.

Eni Çobani: Ka ndodhur një emision në javën e kaluar me z. Llambi Plaku. Kam 7 ditë dhe 7 net që sulmohem në rrjetet e mia sociale nga një zonjë dhe unë tani meqenëse ajo zonjë ka dalë publikisht sepse rrjeti social është publik, Laureta Rugaja, mbesa e zonjës që ka qenë këtu me Llambin, i bëj thirrje: Lauretë e dashur, nuk të lejoj as ty dhe askënd që në rrjetet e mia sociale të fyeni, të shantazhoni, të thoni fjalë të pavërteta që s’janë përmendur jo në emision, por as në takimet private me çiftin që kanë qenë prezent, por jeni të ftuar, sikundër të gjithë shqiptarët, të vini dhe të përballeni.

Nëse je kaq e zonja dhe Llambi Plaku ka gënjyer dhe ka thënë gjëra të pavërteta, zonjë, ja ku është sheshi, ja ku është mejdani, ja ku është Klani, ja ku është dhe Eni Çobani dhe unë të pres dhe në rrjetet sociale, do të bllokohesh që sot e në vazhdim dhe po të them edhe një gjë tjetër, të gjithë ju që jeni të zotë pas shkronjave që shkruani dhe kujtoni që intimidoni mua në radhë të parë dhe njerëzit që vijnë në këto emisione, do t’ju përgjigjem ligjërisht duke filluar me kallëzim penal për shpifje për të tërë ata të cilët guxojnë të prekin integritetin e rubrikës, të emisionit, të televizionit dhe të protagonistëve që vijnë në këtë sallë.

Lexo edhe :  G Bani në një lidhje dashurie, kush është vajza misterioze?

Kështu që si privatisht, si publikisht, jeni të ftuar të vini tek unë, jo të fyeni dhe shantazhoni personazhet dhe protagonistët e emisionit “Shihemi në Gjyq”.

Laureta, e fillova me ty, do të vazhdoj çdo javë me emrat e atyre njerëzve që lexoj, të atyre adresave që shkruajnë në faqen time. Bëni kujdes, rrjetet sociale janë prova dhe fakte për prokurorinë dhe gjykatën./   S,M

Të fundit

Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbi një mijë familje në nevojë...

Atentat në Poloni! Zelensky shpëtoi për mrekulli, zbulohen detajet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte shënjestra e një komploti vrasjeje që do të kryhej nga një pensionist ushtarak polak, i cili ishte rekrutuar për...

Aksident dhe sherr, policia nxjerr pamjet, çfarë ndodhi në Vlorë

Policia ka publikuar pamjet e aksidentit që degjeneroi edhe në dhunë, ditën e sotme në Vlorë, duke dhënë edhe sqarime për ngjarjen. Bëhet me dije...

Ylli i Premier League flet publikisht: Dua Barcelonën, Spanja është e bukur

Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford, ka thënë se do të dëshironte t'i bashkohej Barcelonës këtë verë dhe të luante me Lamine Yamal. Ai...

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri...

Lajme të tjera

Web TV