Meçe demaskon Berishën/ Sorosin në Shqipëri e solle vetë, në 1997 e kishe mik të ngushtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Arben Meçe akuzon Berishën se po synon të prodhojë një propagandë kundër SHBA-së. Në një analizë në ‘Studio e hapur’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv Meçe demaskon propagandën e Berishës për Sorosin dhe kthehet pas në kohë duke kujtuar takimin me kryetarin e PD-së në 1997

“Sorosin për herë të parë e ka futur Sali Berisha. Shqetësimin e Sorosit e kam pasur unë se po krijohej opozita inekzistente. Jo më tha. Ai është instrument i demokracisë amerikane. Kam 35 vite që merrem me politike. Në 1997 Soros ishte miku i ngushtë i joni, u bë armik pasi u bë non grata Berisha” thotë Meçe.

Demaskon dhe ‘propagandë’ e Berishën se Donald Trump me të marrë qeverinë amerikane do të heqë Berishën dhe familjen e tij nga lista e zezë.

‘ Në Shqipëri si rrjedhim i kësaj propaganda po prodhohet një frymë antiamerikane të tanishme dhe pro amerikane të nesme pra po krijohet një ndasi politike

Nongrata nuk janë politika mediokre por shtetërore që Amerika i përdor gjithmonë për të ndryshuar elementët politikë ku influence ruse e çorienton ambientin. SHBA, çdo vendim politik që merr në arenën ndërkombëtare është strategjik dhe serioz dhe nuk ndryshon”

Meçe thotë se Berisha po përpiqet të krijojë një imazh të dëmshëm për SHBA në Shqipëri.

“Berisha synon të prodhojë një frymë antiamerikane por nuk do ia dalë. Berisha nuk është nongrata si rrjedhim i një individi por nga struktura të sigurisë komëbate të SHBA e NATO-s. Në përgatitjen e dosjes së Berishës është FBI. Kanë kryeqëzuar informacionet e dalin konkluzionet. Dosjen nuk e ka përgatitur politika”

Meçe i cili ka 35 vite që merret me politikë kujton se ka qenë vetë ai që ka denoncuar se në krye të PD-së qëndrojnë agjentë të shërbimit jugosllav dhe se SHBA sot me politikën e saj po synon të gjejë elementë të rinj për të ringritur opozitën.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama e nis mëngjesin me pamje nga Unaza e Madhe

“Që në 1996 kam deklaruar se në kryesi të PD-së kishte maxhorancë të agjentëve të shërbimit jugosllav. Në mënyrë permanente kam vijuar ta them. Është shqetësuese se këta individë janë në kupolën e kryesisë” tregon Meçe duke iu përgjigjur dhe kundërshtarëve të tij që e quajnë spiun se ai ‘është  i vetmi person në Shqipëri që  ka marrë  3 herë pastërtinë e figurës’

Ndërkohë sot në më pak se 5 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit ambasada amerikane përcolli mesazhin e qartë se  Sali Berisha nuk mund të jetë alternativa qeverisëse për shqiptarët. Pas një takimi me disa deputetë të opozitës,  Nancy VanHorn  u kujdes ta nënvizojë se SHBA nuk do të bashkëpunojë me një person të shpallur non grata për korrupsion madhor si kreu i PD./e.t

Të fundit

Viti 2025 nis me diell, por si do të jetë parashikimi i motit këtë javë

Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave...

Shenjat që do përjetojnë ndryshim në jetën e tyre gjatë 2025-ës

Marrëdhëniet nuk janë gjithmonë të lehta, por është gjithmonë mirë të kesh universin në krah kur vjen puna për të gjetur dashurinë, dhe shenjat...

Alarmi nga fruthi/ Shtohen rastet në Shqipëri, ISHP: Vaksinimi ul përhapjen

Rënia e nivelit të vaksinimit ka rritur rastet me fruth. Shqetësimi ngrihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sipas së cilës shumë shtete nuk kanë...

E hëna ditë e ngjeshur në SPAK për Berishën/Fati i kreut të PD sërish në dorë të gjykatës

Përveç vizitës së Berishës në SPAK, nesër do të vendoset nëse do të kalojë apo jo për gjykim dosja “Partizani”... E hëna do të jetë...

E trishtë! Ndahet nga jeta futbollisti i njohur, kampioni i Europës me Realin (Emri)

Juan Manuel Villa, ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe Spanjës, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Lajmin e ka njoftuar vetë klubi “Los Blancos”...

Lajme të tjera

Web TV