SPAK humbet sekuestron e një vile të familjes Kryemadhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 27 ditë pas bllokimit të dy vilave të familjes Kryemadhi nga Gjykata e Posaçme, njëra prej tyre është liruar nga sekuestro pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Vila në pronësi të nënës së deputetes Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, nuk do të qëndrojë më nën masën e sekuestrimit, pasi Apeli prishi vendimin e shkallës së parë. Nga ana tjetër, prona e Monika Kryemadhit në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë do të mbetet e bllokuar, sipas vendimit të Apelit.

Vendimi u shpall në seancë gjyqësore në prani të vetë deputetes Monika Kryemadhi. Pas përfundimit të gjyqit, Kryemadhi foli për mediat duke e konsideruar këtë proces si një hakmarrje ndaj saj. Sipas Kryemadhit, SPAK po vepron ndaj saj për shkak të denoncimeve të saj mbi çështjen e inceneratorëve, veçanërisht atë të Tiranës.

Ajo theksoi se pasuritë e saj janë të justifikuara me burime të ligjshme dhe nuk ka asnjë arsye për bllokimin e tyre.  “Ky është një proces i sponsorizuar politikisht për të më ndëshkuar mua dhe familjen time. Pasuritë e mia janë të gjitha të justifikuara dhe të ligjshme. Kjo është një hakmarrje për qëndrimet e mia mbi inceneratorët,” deklaroi Kryemadhi.

Aktualisht, deputetja Kryemadhi ka mundësinë të ankimojë këtë vendim të Apelit të Posaçëm në Gjykatën e Lartë. Megjithatë, ajo u shpreh se nuk do të ndërmarrë asnjë hap ligjor derisa të zbardhet një vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese, i cili sipas saj mund të ndikojë edhe në këtë proces.

Procesi i sekuestrimit të pasurive ndaj Monika Kryemadhit dhe familjarëve të saj është pjesë e një hetimi më të gjerë të nisur nga SPAK për tre vepra të rënda penale: “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 8 mars 2025

Hetimet përfshijnë edhe bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta, i cili akuzohet për të njëjtat vepra penale. SPAK kërkoi bllokimin e pasurive në kuadër të këtij procesi për të parandaluar çfarëdo përpjekjeje për fshehjen ose tjetërsimin e tyre.

Gjykata e Posaçme kishte vendosur më herët sekuestron mbi vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, duke përmendur si arsye mungesën e plotë të provave për burimin e ligjshëm të këtyre pasurive. Vendimi i Apelit për të liruar një prej vilave mund të shihet si një ndryshim kursi, ndërsa sekuestroja për vilën tjetër mbetet në fuqi.

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV