Sezoni i Mbjelljeve filloi me shtimin e gjelbërimit në shkolla, lulishte, e rrugë të ndryshme të qytetit.
Ky është momenti i duhur për të zëvendësuar pemët e thara me pemë të reja, për të plotësuar vendet bosh, gjithashtu për t’i ofruar lulishteve shumëllojshmëri pemësh.
Një vëmendje e veçantë po i kushtohet dekorimit të lulishteve me lule shumëngjyrëshe, një detaj ky, që i jep qytetit një pamje tjetër,ku është e pamundur, mos të kalosh pranë këtyre vendeve, e të mos sodisësh bukurinë e tyre.
Nxënësit në shkolla po angazhohen në mbjelljen e fidanëve dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, duke krijuar kështu një lidhje të ngushtë me natyrën dhe duke mësuar për rëndësinë e kujdesit ndaj saj.
Koha është tani! Ky sezon do të na bashkojë drejt një dëshire e qëllimi të përbashkët, pasi vetëm në këtë mënyrë, duke mbjell sot, në vitet pasardhëse,ky qytet i ëndrrave, do të kthehet në model gjelbërimi./K.B