Luksi blihet me bitcoin/ Markat po e shtojnë si mjet pagese, pas rritjes së shpejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e shpejtë e Bitcoin ka tërhequr vëmendjen e markave prestigjioze për të marrë në konsideratë pagesat me kriptomonedha. Një sërë markash luksoze të orave apo veshjeve po eksperimentojnë duke shtuar si opsion edhe pagesat me monedha virtuale.

Shumë dyqane franceze po bashkëpunojnë me platforma të mëdha si Binance dhe kompani teknologjike për të pranuar pagesa në kriptomonedha si bitcoin apo etherium, që kanë parë edhe një zgjerim të fortë veçanërisht pas fitores së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

Prodhuesi I ccakmakëve dhe stilolapsave luksozë ST Dupont tha për Reuters se po synon të pranojë pagesa në kriptovaluta në Paris para festave të fundvitit. Këtë muaj, një nga kompanitë më të mëdha të lundrimit Virgin Voyages ofroi për herë të parë opsionionin e pagesave me valuta dixhitale.

Megjithatë, rregullatorët në mbarë botën kanë paralajmëruar prej kohësh se kriptovaluta si bitcoin janë asete me rrezik të lartë dhe me përdorim të kufizuar. Paqendrueshmëria e madhe e tyre ka qenë një nga pengesat kryesore për adoptimin e gjerë si një mjet pagese.

Por, premtimet për mbështetjen e tregut të monedhave virtuale dhe krijimin e një kuadri rregullator nga presidenti amerikan Donald Trump ka nxitur zgjerimin e bitcoin duke bërë që të arrijë nivele rekord më të larta të shënuara që prej krimit të kriptomonedhës.

Analistët e agjencisë Standard and Poors thonë se narrativa ka filluar të ndryshojë, duke vënë në dukje se inovacioni I blockchain në tregjet financiare mund të rrisë parashikueshmërinë për kriptovalutat./K.B

Të fundit

‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’/ Miratohet me kaos Buxheti 2025 në Bashkinë Shkodër

Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar buxhetin e vitit 2025 në një mbledhje të tensionuar, ku përveç diskutimeve të...

Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Balla: Emigrantët nuk do të paguajnë për postën e votës

Duke u ndalur në procesin zgjedhor të 11 majit 2025, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i kërkoi opozitës të bashkojë votat...

Deputeti i PD takim me shqiptarët në SHBA, Nallbati: Shqipëria ka nevojë për ju!

Deputeti i PD, Bledjon Nallbati ka zhvilluar një takim me shqiptarë në Waterbury të SHBA. Në postimin e tij në Facebook, Nallbati falënderoi dhe shprehu...

Ndërhyrje horror ndaj Donnarummas, ja si duket fytyra e portierit pas ndeshjes

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u detyrua të largohej nga fusha i mbuluar nga gjaku...

Shkelja e të dhënave personale, Manja: Sanksionet shkojnë deri në 10 milionë euro

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në Kuvend, diskutoi mbi projektligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale, duke theksuar...

Lajme të tjera

Web TV