Buxheti i vitit 2025 botohet në fletoren zyrtare, ja kur hyn në fuqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dekretimit nga presidenti Begaj në datën 16 dhjetor, ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2025 është botuar në fletoren zyrtare.

Ligji për Buxhetin do të hyrë në fuqi nga 1 janari i vitit 2025. Buxheti i vitit të ardhshëm është më i madhi që ka pasur Shqipëria, prej rreth 8.2 miliardë euro.

Mazhoranca ka thënë se ky buxhet do ta ndihmojë vendin në rrugën e zhvillimit, duke përmirësuar sektorët kryesorë të ekonomisë.

Nga ana tjetër, opozita e ka kundërshtuar ashpër ligjin për Buxhetin para se ai të miratohej në Kuvend, duke pretenduar se janë oligarkët dhe zyrtarët e korruptuar që përfitojnë nga ai.

Sipas opozitës, Buxheti i vitit 2025 nuk parashikon një ndarje të drejtë për të gjitha grupet e interesit në vendin tonë./e.t

Të fundit

Horoskopi i ditës, e premte, 20 dhjetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Dashi Në dashuri, dita sjell qetësi dhe dialog konstruktiv me partnerin. Në punë jeni plot energji dhe gati për të...

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do jetë nga Heidi Baci, një...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

Lajme të tjera

Web TV