Protesta e 23 dhjetorit, Berisha zbulon skenarin e protestës: Do ketë tronditje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga protesta e radhës që do të mbahet më 23 dhjetor. Në një intervistë televizive, Berisha ka paralajmëruar një marshim dhe bllokim, duke theksuar se do të jetë aty ku janë qytetarët, të cilët sipas tij mezi presin të rrëzojnë qeverinë.

Berisha ka deklaruar gjithashtu se protesta e 23 dhjetorit do të jetë e fuqishme dhe se ka një skenar të fortë, me tronditje të mëdha brenda saj. Ai ka akuzuar ministrat dhe deputetët e qeverisë për shmangien e debateve dhe ka theksuar se kjo është një nga arsyet pse qytetarët janë të revoltuar.

“Marshim dhe bllokim më 23 dhjetor. Do të jem aty ku janë qytetarët. Qytetarët mezi presin të rrëzohet qeveria. Ka presion ndaj tyre. Të zvarrisësh një ish-president, një ish-kryeministër pa asnjë akuzë, është akt terrorizues, më i madhi pas ekzekutimit të një personi.

Njerëzit kanë një urrejtje ndaj tyre. Kanë ca video që shpërndajnë, pa asnjë impakt. Ministret bëjnë raporterin, dhe atë se bëjnë dot. Nuk vijnë në asnjë debat. Debatet në studio janë të domosdoshme, por ato nuk vijnë. Parashikojmë një protestë të fuqishme. Skenari i saj është i fuqishëm. Ka tronditje të madhe brenda”, u shpreh Berisha./   S,M

Të fundit

Pranvera sjell turistët/ Saranda plot me të huaj, vizitojnë bregdetin shqiptar

Me ardhjen e pranverës po shtohet numri i turistëve të huaj në Sarandë Të rinjë, nga Europa dhe jo vetëm...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër! Përplasen tre automjete, një person i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme...

Përmirësohet shëndeti i Papës

Vatikani tha se Ati i Shenjtë po i përgjigjet mirë trajtimit për pneumoninë e dyfishtë dhe ka treguar një përmirësin gradual, të lehtë ditët...

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë! Sa nga grupi parlamentar rrezikojnë

Njësoj si Ledion Liço i cili hap zarfet në Big Brodher, drejtuesit politik të PS përpara Edi Ramës dhe Taulant Ballës drejtues politik për...

Nxiu imazhin e Shqipërisë në mediat greke, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës

Kësaj manie të pashpjegueshme të Berishës për të ulur imazhin e vendit nëpër botë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke ironizuar kreu e...

Lajme të tjera

Web TV